8 persona në pranga, zbardhet ngjarja e rëndë afër Digës në Tiranës

Shares

Policia e Tiranës ka zbardhur sherrin dramatik që ndodhi mbrëmë në Tiranë.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin Adrian Shabanaj, 51 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit Kasem Stani (Pasha), 40 vjeç, gjatë një përleshjeje në lokal. Nga e shtëna Kasem Stani (Pasha) ka pësuar dëmtime të lehta.

Policia ka arrestuar 8 persona që morën pjesë në konflikt: Kasem Stani (Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani dhe Elton Ajredinaj.

Të gjithë këta janë akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi Adrian Shabanaj.

Nga hetimet dyshohet se 51-vjeçari qëlloi një herë, me armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk pati shtetas të dëmtuar.

“Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe:

-u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një arme zjarri, shtetasin K. S.(P.), 40 vjeç, i cili u dëmtua lehtë. Gjithashtu, rezultoi se 51-vjeçari qëlloi një herë, me këtë armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas. Vijon intensivisht puna për kapjen e këtij shtetasi;
-u identifikuan dhe u arrestuan 8 shtetasit e përfshirë në konflikt: K. S. (P.), 40 vjeç, E. A., 43 vjeç, E. R., 39 vjeç, B. T., 24 vjeç, E. T., 35 vjeç, D. T., 30 vjeç, E. S., 47 vjeç dhe K. S., 53 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, njoftoi policia e Tiranës. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...