LaCivitas me të rinjtë demokratë, këshillat për fushatën në rrjete sociale dhe takimet kokë më kokë

Shares

Strategu amerikan i fushatës së opozitës, Chris LaCivita zhvilloi sot një takim me të rinjtë. Kjo fushatë ka të bëjë ekonominë dhe të ardhmen, prandaj ju duhet të ngriheni dhe zëri juaj të dëgjohet, tha ai.

KËSHILLAT/ Unë mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që në politikë, qoftë në Shtetet e Bashkuara apo këtu në Shqipëri, të rinjtë dhe votuesit e rinj të përfshihen dhe të marrin në dorë fatin e qeverisjes së tyre, sepse e ardhmja jeni ju.
Unë mendoj se politikat e 12 viteve të fundit e kanë bërë shumë vështirë të ardhmen dhe për mundësitë për të rinjtë. Por shumë nga politikat që sjell Dr. Berisha, synojnë pikërisht që ju të mund të qëndroni këtu, të gjeni mundësi, të keni sukses, dhe të ndihmoni në ndërtimin e vendit.
Prandaj është shumë e rëndësishme, dhe ju e dini. Për fushatën është thelbësore që t’i japë mesazhet aty ku ndodhen votuesit. Shumica prej jush nuk e merrni informacionin nga burimet tradicionale, si media klasike. Ju informoheni përmes rrjeteve sociale, përmes internetit dhe platformave të ndryshme. Kështu që, është shumë e rëndësishme që ne të komunikojmë me të gjithë ju.
Por po aq e rëndësishme është që edhe ju të angazhoheni, të shprehni mendimin tuaj, dhe të siguroheni që miqtë dhe familjarët tuaj të dalin dhe të votojnë.
E gjithë kjo fushatë ka të bëjë me çështjen më të rëndësishme: ekonominë dhe të ardhmen. Dhe ju djema, e keni plotësisht në dorë ta ndryshoni të ardhmen dhe drejtimin e këtij vendi. Por nuk mund ta bëni këtë nëse nuk ngriheni.
Ka një shprehje të vjetër në Amerikë: “Bota drejtohet nga ata që ngrihen.” Dhe është shumë, shumë e rëndësishme që ju të merrni pjesë dhe të bëni që zëri juaj të dëgjohet. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...