Barometri i tretë zgjedhor i Euronews Albania tregon se votat kundër qeverisë kanë qëndrueshmëri dhe sëbashku votat e opozitës tejkalojnë ato të qeverisë dhe aleatit të saj PSD.
Euronews Albania ka publikuar rezultatet e matjes së tretë zgjedhore për zgjedhjet vendore të 11 majit, duke sjellë një panoramë të re të prirjeve elektorale në vend. Sipas të dhënave të grumbulluara nga 22 marsi deri më 3 prill 2025, përmes një kampioni të rastësishëm të shtresëzuar prej 1600 qytetarësh në gjithë Shqipërinë, Partia Socialiste ruan epërsinë me 40.6% të mbështetjes së votuesve ndërsa aleati i saj PSD merr 1%.
Në vendin e dytë renditet Koalicioni Aleanca Shqipëria Madhështore, i drejtuar nga Sali Berisha, me 30% të mbështetjes.
Forcat e tjera politike që janë të rreshtuara kundër qeverisë marrin përkatësisht si më poshtë:
-6.7% për Koalicionin Nisma – Shqipëria Bëhet
-4.4% për Partinë Mundësia
-1.8% për Lëvizjen Bashkë
-1.1% për Koalicionin Euroatlantik
•1% për Partinë Social Demokrate
-0.9% për partitë e tjera të vogla
Ndërkohë, një përqindje e konsiderueshme votuesish, 13.5%, mbeten të pavendosur ose nuk preferojnë të përgjigjen. Ky grup përfshin qytetarë që nuk e dinë ende kë do të votojnë, që deklarojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje apo që refuzojnë të japin një qëndrim. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












