Kreu i PD, Sali Berisha rrëfeu sot për një darkë zyrtare të anuluar për kryeministrin Edi Rama në Strasburg për shkak të vetë Ramës.
Berisha tha se ky ishte skandal ndërkombëtar.
“Por duhet t’u them këtu, ishte një kënaqësi shumë e veçantë, pas të themi pothuajse skandalit ndërkombëtar të Edi Ramës, çka kishte detyruar në një akt të pashembullt me një lider evropian, kishte detyruar drejtuesit e këtij institucioni të anulojnë darkën zyrtare të parashikuar për kryeministrin e Shqipërisë, pasi ai nuk ishte i denjë për këtë darkë.
Nuk ishte i denjë, ia anuluan darkën.
Nuk po ndalem në reagimet e tij pas anulimit të darkës që janë një turp i madh për të mos thënë dhe gjer më shumë”, tha Berisha gjatë një dalje për mediat në Tiranë fill pas takimeve të tij në Strasburg. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












