Shtyhet seanca për “Dosjen Partizani” – Gjykata cakton datën 11 prill, ora 10:00

Shares

Tiranë, 4 prill 2025 – Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si “Dosja Partizani” është shtyrë sërish nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Seanca e radhës është caktuar për 11 prill 2025, në orën 10:00.

Në qendër të kësaj dosjeje ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë gjatë kohës që ushtronte funksionin e tij publik. Krahas tij, në këtë çështje është nën hetim edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili përballet me akuzën për pastrim parash dhe përvetësim të paligjshëm të pronës publike si dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.

Hetimet e SPAK lidhen me procesin e privatizimit dhe zhvillimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, një zonë e cila iu kthye disa ish pronarëve.

Sipas prokurorisë, kompleksi është përvetësuar përmes një skeme abuzive ndërsa nuk ka gjetur asnjë dokument në lidhje me kthimin e padrejtë të pronës, siç pretendohej në fillim.

Sipas dosjes hetimore, Berisha dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij në këtë proces duke përdorur funksionin publik për të ndikuar në strukturat shtetërore dhe proceset ligjore e cila është kundërshtuar vazhdimisht prej tij.

Në seancat e mëparshme, mbrojtja ka kërkuar rrëzimin e akuzave si të pabazuara në prova dhe ka kundërshtuar legjitimitetin e procedurave të ndjekura nga SPAK. Ndërkohë, a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...