Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Gjyqtari Engert Pëllumbi ka rrëzuar kërkesën e tij për lirimin kundrejt garancisë pasurore, duke e lënë vendimin e mëparshëm të pandryshuar.
Veliaj u arrestua më 10 shkurt në zyrën e Bashkisë, nën dyshimet për “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në nëntë raste, si dhe për “pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është vendosur nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Sipas hetimeve të SPAK, Veliaj dhe Xoxa dyshohet se kanë ngritur dhe funksionalizuar një skemë për përfitime të parregullta nga fondet publike të administruara nga Bashkia e Tiranës. Hetuesit pretendojnë se këto përfitime, të siguruara përmes veprimeve të kundërligjshme dhe të kamufluara, kishin si qëllim pasurimin personal të kryebashkiakut dhe familjes së tij.
Po ashtu gjykata sot ka vendosur të mos heqë sekuestron ndaj aseteve të Ajola Xoxa.
Apeli i Posaçëm lehtësoi masën e sigurisë për biznesmenin Elman Abule duke e çuar në arrest shtëpie. a.b
DETAJET E VENDIMIT/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 27.02.2025regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., Shoqëria “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi llogaritë bankare”, dhe vendosi:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












