PD 2 mbledhje të rëndësishme para shpalljes së listës, PS mbledhje kryesie

Shares

Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar dy mbledhje të rëndësishme sot, vetëm disa orë para përfundimit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve në KQZ.

Mbledhja e Kryesisë së PD do të zhvillohet në orën 16:00, ndërsa mbledhja e Këshillit Kombëtar do të nisë në orën 19:00. Pas diskutimeve në të dy mbledhjet shpallen emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë PD-në.

Ndërkohë edhe Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë, ku do të “vulosen” emrat që do të përzgjidhen nga listat paraprake të dorëzuara nga drejtuesit politikë.

Ende nuk është e qartë nëse kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e listës.
Sipas Ramës, listat do të jenë një ndërthurje e eksperiencës të të “vjetërve’ dhe energjisë të të rinjtë që do të çoje në krijimin e një ekipi fitues për PS më 11 maj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...