E dha dorëheqjen papritur kryetari socialist i bashkisë

Shares

Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi.

Ditën e nesërme, më 12 mars, në orën 10:00, Këshilli Bashkiak do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme për të miratuar kërkesën e dorëheqjes. Sipas procedurës, zv.kryetari i bashkisë do të caktohet për të kryer detyrat e kreut të institucionit deri në zgjedhjet e reja.

Mbledhja është thirrur nga kryetari i Këshillit Bashkiak bazuar në Ligjin 139/2015 dhe rregulloren përkatëse. Në rendin e ditës përfshihet miratimi i dorëheqjes së Malajt dhe zgjedhja e një zv.kryetari që do të mbajë postin deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...