Gjyqi në Apelin e Posaçëm për Erion Veliajn u shty për nesër, e mërkurë 12 mars.
Gjatë ditës së sotme prokurorët kanë paraqitur prova të reja. Pas kësaj avokatët kërkuan kohë të njihen me to.
Sipas burimeve nga seanca gjyqësore, Veliaj nuk e ka marrë fjalën ende.
Në mëngjes gjykata refuzoi të pranonte në seancë një avokat amerikan të ftuar nga ekipi i mbrojtjes së Veliajt. Ardhja e tij u njoftua një ditë më parë dhe mediat pranë kryetarit të bashkisë thabë se ishte pjesë e stafit të avokatisë së Trump.
Por shumë shpejt u mësua se ai kishte dhënë dorëheqjen prej atij ekipi që në vitin 2017. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












