Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të garojë si kandidat në listë të hapur në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Lajmi është bërë i ditur nga Partia e Lirisë përmes një njoftimi zyrtar.
Meta do të jetë në listën e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM), ku Partia Demokratike do të ketë rolin udhëheqës. Në deklaratën e saj, Partia e Lirisë bëri me dije se Kryesia e saj ka miratuar unanimisht kandidaturën e Metës për deputet në këtë garë.
“Vendimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, për të qenë kandidat në listën e hapur të koalicionit ‘Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ në Qarkun Tiranë është miratuar nga Kryesia e partisë”, thuhet në njoftim.
Aktualisht Meta është në masën arrest me burg por kjo situatë nuk e pengon kandidimin e tij.
Ky koalicion do të garojë nën logon e Partisë Demokratike dhe lista përfundimtare e kandidatëve do të miratohet nga lideri i PD-së, Sali Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












