PD krijon koalicionin me 26 parti, lista dhe emri i ri i koalicionit

Shares

Partia Demokratike publikoi këtë mbrëmje emrin e koalicionit drejtuar prej saj me 26 parti politike ndërsa dorëzoi kërkesn për regjistrim në KQZ. Koalicioni Zgjedhor mban emrin “PD-ASHM” ose PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Në mbështetje të nenit 65 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe udhëzimeve përkatëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Partia Demokratike e Shqipërisë ka dorëzuar kërkesën për regjistrimin e koalicionit zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM) për zgjedhjet parlamentare të 1 majit 2025.

Koalicioni kryesohet nga Partia Demokratike dhe përbëhet nga 26 parti politike, të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim elektoral. Ndër forcat kryesore të përfshira janë Partia e Lirisë, Partia Republikane, Partia Demokristiane, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare Ambientaliste, si dhe një sërë partish të tjera me përfaqësim në skenën politike shqiptare. Lista e plotë në dokumentin bashkëngjitur lajmit.

Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, së bashku me drejtuesit e partive aleate, kanë firmosur marrëveshjen e koalicionit, duke synuar një strategji të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme.

Kërkesa për regjistrimin e koalicionit tashmë është depozituar në KQZ, në pritje të shqyrtimit dhe miratimit zyrtar nga autoritetet zgjedhore. a.b

2025_1547_Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore_Kerkese per regjistrim Koalicioni

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...