Kryeministri Edi Rama vizitoi sot zyrën e Erion Veliajt në bashkinë e Tiranës ndërsa zhvilloi një takim me 5 nënkryetarët e bashkisë. Ai u takua me nënkryetarët, Anuela Ristani, Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili.
Besohet se një prej tyre do të marrë drejtimin e bashkisë.
Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre.
Pak më vonë Rama ka deklaruar se nuk do të shkarkojë Veliajn si kryetar në një pëegjigje për një media në Tiranë, Birn.
“…Jemi ne kushte teresisht te ndryshme nga te gjitha rastet e meparshme.
E para, sepse nuk kemi nje çeshtje konkrete korrupsioni per te cilen ka nje aktakuze, po jemi perpara nje romani voluminoz mbi germimet e kryera ne jeten e tij dhe bashkeshortes se tij. Pra, ne thelb jemi perballe nje rasti qe krijon dyshimin e arsyeshem te nje hetimi jashte shinave kushtetuese dhe nje ndalimi ne shkelje te standarteve demokratike. Por eshte ende shume heret per te dale ne perfundime, prandaj rezervojme te drejten per te marre kohe.
E dyta, qendrimi pesevjecar i Partise Socialiste dhe kryeministrit per te mos bere asnje koment ne asnje rast specifik, ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna te kryetarit te bashkise se kryeqytetit, per ta mbyllur pa gjyq ne nje qeli dhe duke kycur ne shtepi edhe bashkeshorten, nene e nje djali gjashtevjecar.
Ky fakt tejet problematik per gjithe kryeqytetin, jo thjesht per kryebashkiakun si pale ne proces po edhe per ne si garante te Reformes ne Drejtesi dhe njekohesisht te kontratave me qytetaret ne nivel qendror e vendor, aq me teper per metropolin e Shqiperise, kerkon nje reflektim shume serioz.
Dhe e fundit, ne do t’ju ishim shume mirenjohes juve dhe cilesdo media qe ne vend se te beje thjesht leximin e romanit policor te akt-akuzes, te hedhe drite per provat qe e mbeshtesin ose jo fillin e atyre afro 400 faqeve.
Si perfundim, pergjigja eshte qe jo vetem kryetari i Bashkise se Tiranes nuk do te shkarkohet nga detyra, po nga ndalimi i tij ka lindur per ne detyra qe te vazhdojme te jemi garante te palekundur te drejtesise, duke nxitur sa me shume transparence per te dale tek e verteta. Ciladoqofte ajo”, shkruan Rama në një përgjigje dhënë sot për Birn.
Sipas ligjit për Qeverisjen Vendore, neni 62, kryetari i një bashkie mund të shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në 3 raste: Kur kryen shkelje të rëndë të Kushtetutës ose ligjeve, dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata apo propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3 mujore.
Zëvëndësimi i tij ka dy mundësi: Ose Veliaj i delegon kompetencat e drejtimit të bashkisë njërit prej nënkryetarëve ose mblidhet Këshilli Bashkiak dhe ia delegon këtë post një prej dy nënkryetarëve. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












