KOSOVË/ Rezultati i fundit kur janë numëruar 70% e votave. LVV rrit rezultatin

Shares

KQZ-ja e Kosovës kanpublikuar shifrat më të fundit për zgjedhjet e sotme parlamentare në këtë vend.

Deri në orën 23:23 janë numëruar 73.04 për qind e votave nga 1.850 vendvotime nga gjithsej 2.533 sosh.

Lëvizja Vetëvendosje është në krye me 41.99 për qind ose 258 mijë e 020 vota. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22.68 për qind ose 139 mijë e 357 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta 17.90 për qind ose 109 mijë e 986 vota.

Koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët 7.56 për qind ose 46 mijë e 434 vota. Lista Serbe 2.98 për qind ose 18 mijë e 313.

Kryeministri Albin Kurti tha në mitingun festiv në Prishtinë se do të krijojë qeverinë Kurti 3 dhe se kundërshtarët e tij edhe të gjithë bashkë nuk bëjnë aq sa ka marrë VV.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...