GJKKO shpalli sot të pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, kryetarin e bashkisë së Devollit Eduard Duro.
SPAK, kërkoi të mërkurën e javës së kaluar, më 5 shkurt deklarimin fajtor të kryetarit të Bashkisë së Devollit, Eduard Duro dhe katër vartësve të tij për dhënien e një lejeje dhe autorizimi për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll.
Për katër të pandehurit, Eduard Duro, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Mali, në aplikim të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi përfundimtar me 1 vit burg për secilin. Ndaj ish-administratores së njësisë Qendër Bilisht, Vojsava Bregu, u kërkua dënimi me 8 muaj burg duke zëvëndësuar për secilin dënimin me shërbim prove.
Nga hetimet e SPAK, rezultoi se kryebashkiaku socialist Eduard Duro, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli, si dhe të pandehurën tjetër, Vojsava Bregu, pajisën shoqërinë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k me autorizim për tregtimin me pakicë të karburantit. Sipas prokurorisë, ky autorizim është dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi në vitin 2019 Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur prishjen e pikës së karburantit.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












