Sherr me armë në Durrës, 3 në pranga dy në kërkim. E rrahën e i thanë të mos fliste

Shares

U konfliktuan me sende të forta dhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri kallashnikov në ajër, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet disa shtetasve.

Vihen në pranga 3 shtetas për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe Moskallëzimi i krimit”.

Shpallen në kërkim 2 shtetas të cilët dyshohet se qëlluan me armë zjarri dhe u konfliktuan me një 48-vjeçar.

“Në lagjen nr. 18, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri – tjetrin dhe është qëlluar me armë zjarri. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimin autorëve.

Shtetasit e përfshirë në konflikt të cilët dyshohet se kishin qëlluar me armë gjatë konfliktit, kur kanë konstatuar shërbimet e Policisë janë larguar me shpejtësi me një automjet, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Ata janë Hamdi Llana, dhe Klajdi Senko.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë vënë në pranga shtetasit:

Gentian Zeneli, 48 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Spiro Shore, 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Veprime qe pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe Moskallëzimi i krimit”.

Jolanda Zeqiri, 26 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Po nga veprimet ka rezultuar se shtetasit Hamdi Llana, dhe Klajdi Senko,të cilët janë shpallur në kërkim, janë konfliktuar për motive të dobëta me Gazment Zenelin, të cilin e kanë dëmtuar me sende të forta dhe gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për ta kanosur atë”, njoftoi policia e Durrësit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...