Celibashi komenton rastin e Athinës: Të paditet në prokurori ‘punonjësi i falsifikuar i KQZ’

Shares

KQZ nuk ofron regjoistrim në terren, deklaroi sot kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi pasi u transmetuan në media pamje të një takimi të PS në Greqi ku një nga personat atje dekllaroi se ishte punonjës i KQZ dhe do ndihmonte në procesin e regjostrimit.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministra të qeverisë Rama çfarë ngriti dyshime për procese të njanshme nga ana e KQZ.

Sot ka reaguar kreu i KQZ i cili mohon të ketë zyrtarë të KQZ në aktivitete politike dhe kërkon që rasti të ndiqet nga prokuroria.

“Regjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet vetëm nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila mund të aksesohet në www.kqz.gov.al ose përmes aplikacionit zyrtar të KQZ për telefona smart.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka ofruar dhe nuk ofron asnjë lloj ndihme apo mbështetje për regjistrimin në terren. E vetmja ndihmë dhe mbështetje për çdo votues nga jashtë ofrohet ekskluzivisht nga Qendra e Ndihmës pranë KQZ dhe vetëm përmes:

✔️ Thirrjeve telefonike
✔️ Mesazheve në WhatsApp
✔️ Chatbot-it
✔️ Email-it zyrtar të KQZ

KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që, në emër dhe për llogari të institucionit, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë.
Kushdo që konstaton persona që prezantohen si përfaqësues të KQZ në ambiente të tjera, jashtë institucionit, duhet ta denoncojë menjëherë rastin pranë organit të prokurorisë.

Përtej kësaj, KQZ siguron të gjithë votuesit nga jashtë se procesi i regjistrimit është në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të vendeve të Bashkimit Europian, i mbrojtur nga çdo interes, ndikim politik apo partiak.

KQZ nuk ka autorizuar askënd tjetër që në emër dhe për llogari të këtij institutioni të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë, as për brenda vendit dhe më shumë akoma as për jashtë vendit”, deklaron Celibashi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...