Mijëra qytetarë po protestojnë këtë mbrëmje përpara Kryeministrisë pas publikimit të skandaleve të tjera të Kryeministrit Rama nga ish zv/kryeministri i tij Arben Ahmetaj.
Qytetarët kanë ardhur nga gjithë vendi duke mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka hapur protestën kombetarë të opozitës që mbahet në Bulevardin dëshmorët e Kombit.
Në fjalën e saj hapëse, Garo theksoi në shesh sot është zëri i gjithë shqiptarëve të ndershëm, të cilët nuk pranojnë më vjedhjen, korrupsionin dhe tradhëtinë ndaj kombit.
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij tha se, “ne jemi këtu jo për pushtetin por për shtetin e shqiptarëve”. “Jemi këtu në emër të atyre që sakrifikuan jetën e tyre në emër të lirisë kundër komunizmit e sot qeveria tallet me ta”.
Në protestën kombëtare të opozitës, e organizuar nga Partia Demokratike, një nga folësit ishte Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste.
Në fjalën e tij, ai shprehu shqetësimin për drejtimin që ka marrë qeverisja në vend dhe theksoi arsyet pse qytetarët duhet të ngrihen në protestë. Sipas Dukës, mazhoranca aktuale ka devijuar nga ligji dhe vepron më shumë si pronare e vendit sesa si një qeveri e përgjegjshme.
Përpara tyre e kanë marrë fjalën drejtues të opozitës. Ilir Meta, President i PL me një mesazh në audio tha se cdo shtet ka mafien e tij por në Shqipëri, mafia ka shtetin e vet. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












