Edison Pula
Edison Pula, 30 vjeç, ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për një sërë veprash penale.
“Puna njihet si anëtar i bandës së Niklës dhe ka qenë i dënuar me 14 vite burg për një sërë veprash të rënda penale, si “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.
Pula është në kërkim edhe nga Italia, vend në të cilin është i njohur si mjeshtri i arratisjeve, pasi në vitin 2022 iku nga qelitë e burgut të Trevisos.
Gjatë këtij operacioni, në bazë të një urdhër arresti europian, të lëshuar nga autoritetet franceze, u vu në pranga shtetasi A. S., 31 vjeç0, njoftoi policia e Tiranës.
Zyrat homologe të Interpolit po vijojnë bashkëpunimin, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtyre shtetasve. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












