Dekriptoi 300 mijë kartela bankare në BE, kapet në Prishtinë

Shares

Një informaticien nga Kosova ra sot në prangat e policisës së Prishtinës me akuzën e mashtrinit dhe vjedhjes përmes teknologjisë.

Ai dyshohet për hyrje të paautorizuar kompjuterike në një bankë të një shteti të BE-së gjë që ka cuar në komprometimin e të dhënave të mbi 300 mijë kartelave bankare.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe autoritetet e një shteti të BE-së, ka zhvilluar një operacion të suksesshëm hetimor në Prishtinë dhe Ferizaj.

Pas një hetimi disa mujor, është arrestuar një person i dyshuar për hyrje të paautorizuar kompjuterike në një bankë të një shteti të BE-së. Ky veprim ka rezultuar në komprometimin e të dhënave të mbi 300 mijë kartelave bankare, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm.

I dyshuari dyshohet se i ka postuar për t’i shitur këto të dhëna në një platformë online për përfitime të kundërligjshme.

Gjatë realizimit të operacionit të kontrollit janë sekuestruar katër kompjuterë, tre telefona, një USB dhe dokumente të rëndësishme.

Bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar dhe profesionalizmi i lartë i Policisë së Kosovës kanë qenë kyç në këtë operacion.

Me vendim të Prokurorit, i arrestuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme”, njoftoi policia e Kosovës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...