Berisha prezanton planin për transformimin e bujqësisë në Shqipëri

Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, prezantoi programin e ri për bujqësinë dhe blegtorinë për periudhën 2025-2029, duke e cilësuar si një plan të detajuar për modernizimin dhe zhvillimin e këtyre sektorëve kyç në Shqipëri. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët dhe ekspertët e fushës, Berisha vuri theksin te rëndësia strategjike e bujqësisë për ekonominë dhe mirëqenien e fermerëve.

Në fjalën e tij, lideri demokrat premtoi masa konkrete dhe të shpejta për të mbështetur fermerët, përfshirë financime të zgjeruara, subvencione dhe kredi të buta për zhvillimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral. Ai theksoi nevojën për politika që garantojnë çmime më të arsyeshme për naftën dhe një mbështetje më të fuqishme për rritjen e prodhimit vendas.

Berisha nënvizoi gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të sektorëve të specializuar, si prodhimi i bimëve aromatike dhe mjaltit, duke shprehur besimin se Shqipëria ka potencial të madh për të zgjeruar prodhimin dhe eksportet. Sipas tij, ky transformim duhet të mbështetet në një sistem arsimor të specializuar dhe trajnime për fermerët, duke u bazuar në modele të suksesshme ndërkombëtare.

Në përfundim, Berisha deklaroi se Partia Demokratike është e angazhuar për një bujqësi të qëndrueshme dhe me rendiment të lartë, duke theksuar se do të bëhet gjithçka për të ndryshuar situatën aktuale dhe për të krijuar një sektor konkurrues dhe modern në Shqipëri. m.k

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Arsimimi. Është e domosdoshme t’i kushtojmë një rëndësi të veçantë shkollimit të fermerëve të ardhshëm, por edhe sigurimit të ekspertëve të aftë të bujqësisë dhe blegtorisë ën të gjithë territorin e vendit, t’u ofrohen fermerëve shërbimet më të mira. Një raport i ri duhet të vendoset midis agronomit dhe fermerit. Raport që është në interesin më të mirë të zhvillimit të bujqësisë.

Tani, qeveria e kanabisit ka gjetur një model në Austri, vend i cili ka shkolla të avancuar, midis një dhjetëra e dhjetëra universitetesh bujqësore, zgjedh njërin për të transformuar Universitetin Bujqësor.
Ju garantoj se, iu ka vënë syrin terreneve të atij universiteti për të ndërtuar, nuk ka qëllim tjeter, dhe do të shkrijë në një të gjitha profesionet.

Faktikisht, do ta asgjësojë se thotë kam gjetur një model të tillë. Po të ishte për model, modeli më i suksesshëm i historisë është modeli amerikan. Dhe ne, e nisëm shumë mirë me shkollat bujqësore. Ekzistonte një e tillë në Selanik, mos gabohem. Morëm modelet në bashkëpunim me qeverinë amerikane, dhe ato ne duhet t’i konsolidonim, t’i zhvillonim dhe universiteti, mendoj se, është bërë një investim shumë i madh me Universitetin e Bujqësisë, janë bërë kualifikime shumë t ërëndësishme, grupe studiuesish realisht seriozë, dhe tani të marrësh të asgjësosh strukturën aktuale është e papranueshme.

Ndaj, dhe unë i ftoj pedagogët dhe studentët t’i dalin zot universitetit të tyre sepse pas përpjekjeve të Edi Ramës nuk qendron asgjë tjetër, vetëm ligësia dhe idea për të plaçkitur territore, toka të atij universiteti.

Ne zotohemi se, do të 3 dhe 5-fishojmë në vitin e dytë investimet dhe buxhetin për bujqësinë dhe blegtorinë, por edhe do mbrojmë prodhimet tona. Nuk ka vend në botë që nuk mbron prodhimin, asnjë. Përveç Shqipërisë që, për të therrë lopët e veta miraton ligjin e futjes së qumështit pluhur pa TVSH.

Si t’i heqim qafe?

Ne do bëjmë gjithçka dhe kemi besim të madh se do ta shdnërrojmë fshatin në një vend ku fermerët e rinj të mbështetur fuqimisht në kredi të buta, me grante për sart up-et në këtë fushë të ripopullojmë dhe njëherë fhsatin shqiptar.

Ju them unë ju, në jug fshati pothuaj nuk ekziston. Fshati, ta dini. Nga Pogoni, gjer afër Elbasanit është sikur t’i ketë zjarret nga të katërta anët se njerëz ka shumë pak, shumë shumë pak.

Sipas tij, duhet të spostohemi të jetojmë vetëm në bregdet.

Po ja, u spostua në bregdet, çfarë bëjnë 9 muaj? Të na thojë dikush ne? Ku janë turistët 9 muaj në këtë vend? Kemi turistë, thotë. Nuk është e vërtetë, nuk është zgjatur. Ka një shtesë, sigurisht, 2-3 javë, por turizmi është sezonal dhe ata që merren me turizmin nuk i ndihmon, nuk i jep një qindarkë për punëtorët, punëtorët ikin.

Pra, një qendrim krejt tjetër ndaj fermës, fermerit dhe bujqësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...