Gjykata e Lartë ka vendosur që më 11 mars të shqyrtojë rekursin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili kërkon rrëzimin e dënimit me 1 vit burg për akuzën e shpifjes.
Salianji ka dorëzuar rekursin më 3 dhjetor 2024, duke kundërshtuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, të cilat e shpallën fajtor. Aktualisht, ai po vuan dënimin në burgun e Fierit, por ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht.
Ish-deputeti u dënua për çështjen ‘Babale’, që lidhet me akuzat e ngritura ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Bashkë me gazetarin Jetmir Olldashi dhe Albert Veliun, i njohur si ‘Babale’, Salianji publikoi një audio-përgjim, ku pretendohej se Agron Xhafaj ishte i përfshirë në trafik droge. Pas publikimit të këtyre akuzave, Xhafaj udhëtoi drejt Italisë për të kryer një dënim të mëparshëm. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












