Policia ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e dy personave në një shtëpi në Mallakastër. Dy viktimat janë Sabri Velaj dhe Novrus Velaj, të cilët dyshohet se u asfiksuan në banesën ku jetonin vetëm.
”Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.
Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale”, njoftoi policia e Mallakastrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












