“Kanë ikur shqiptarë dhe ka mbetur qeveria! Tani është koha të bashkohen shqiptarët dhe të ikë qeveria e korruptuar, ajo vjedh zgjedhjet ajo, që korrupsionin e ka ADN”, tha sot gjatë një takimi ne Itali, n/kryetari i PD, Agron Gjekmarkaj.
U zhvillia një takim në Cremona të Lombardisë në Itali ku ishte edhe deputeti Saimir Koreshi, me Kordinatorin e PD për Italinë z. Bardhok Doda, me Kryetarin e PD së Kremones z.Nezir Dema, me Kryetarin e PD së Brescias, me znj. Lindita Bimi kordinatore e LDG për Italinë dhe z.Dritan Beqiri Kryetar i PD-së, Viterbo.
PJESË NGA FJALA E GJEKMARKAJ/ Diaspora gjithmonë i është gjindur atdheut të vet, Shqiperisë sa here i është dashur !
Dikur shqiptarët, ata të Stambollit bënin shoqata e libra shqip, ata të Bukureshtit mblidhnin buxhetin e Rilindjes kombëtare e financonin Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin!
Ata të Vatrërës me Faik Konicën e Fan Nolin, mbronin interesat kombëtare në Londer e Versajë pa harruar arbëresh, model i qendres identitare!
Përsëri sot Shqipëria ka nevojë për ju qe të mos zvoglohet, të mos shkretohet!
Angazhimi juaj, regjistrimi juaj për të votuar, mbetet themelor për ndryshimin dhe rrotacionin!
Jetoni këtu, po mendja dhe zemra ju kthen atje shpesh herë gjatë ditës e javës, te njerëzit tuaj të dashur, të fshati a qyteti, të shtëpia e kujtimet!
Shqiptarët kudo që janë duhet të bashkohen për fitoren e PD.Fryma e fitores ndihet kudo!
Kanë ikur shqiptarë dhe ka mbetur qeveria! Tani është koha të bashkohen shqiptarët dhe të ikë qeveria e korruptuar, ajo vjedh zgjedhjet ajo, që korrupsionin e ka adn!
PD ka një plan, ka një projekt, ka një program për ti kthyer dinjitetin individit e shtetit, dinjitetin ligjit e Kushtetutës! Pensione e rroga europiane, investime europiane. Luftë, luftë dhe vetëm luftë me krimin e korrupsionin!
Tani është koha që Edi Rama të bëjë rrobaqepsin siç ka premtuar dikur, se mbase është më i dobishëm sesa si Kryeministër!
PD dhe Sali Berisha kerkojnë votën tuaj masive që ju të keni mundësi të zgjidhni, të jetoni këtu apo të ktheheni atje, e në çdo rast të keni një shtet që ju shërben kudo që jeni, që ju mirëpret dhe ju trajton me respekt!
Ju jeni njerëz të lire, patronazhistët nuk ju ndikojnë, nuk mund t’ju shantazhojnë me lirinë tuaj, jeni ju që mund ti shërbeni lirisë së Shqipërisë, jeni ju që mund të shantazhoni me fuqi morale e votë shantazhuesit e demokracisë, shoqërisë e dinjitetit kombëtar!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












