Kisha jep detaje të ceremonisë së varrimit të Kryepeshkopit Janullatos. Imzot Joani caktohet Mbikqyrës

Shares

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë njoftoi sot detajet e ceremonisë së varrimit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Sinodi i Shenjtë u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme dhe është shpallur zi kishtare për pesë ditë, nga sot deri më 29 Janar.

Kisha njoftoi se trupi i kryepeshkopit të ndjerë do të vijë pasditen e së martës. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda në Katedrale gjatë pasdites dhe gjatë gjithë 29 janarit. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte në orën 11:00 pas Liturgjisë Hyjnore.

Po ashtu Sinodi i shenjtë zgjodhi Mitropolitin e Korçës, Imzot Joanin si mbikëqyrës të Fronit Kryepiskopal.

“Sinodi shprehu dhimbjen e thellë për fjetjen në Zotin të Atit dhe Kryebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit. Gjithashtu, Sinodi i Shenjtë mori këto vendime:

1. Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal.

2. Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 – 29 janar 2025.

3. Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.

4. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore”, njoftoi kisha ortodokse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...