TIRANË/ Detaje të reja për ekzekutimin e Lulzim Vishës

Shares

Zbulohen detaje të reja për vrasjen e 48-vjeçarit Lulzim Visha në Zall Mner.

Policia ka gjetur një armë të dyshuar të krimit brenda një automjeti të djegur në Zall Herr, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së Lulzim Vishës. Sipas njoftimit zyrtar, automjeti i llojit “Porsche” u zbulua gjatë kontrollit të territorit në fshatin Zgafnor, ndërsa targat e tij rezultuan të vjedhura që prej prillit 2023 në Kamëz.

Nga këqyrja e automjetit u gjet një armë e gjatë zjarri, që dyshohet se është përdorur nga autorët në krim. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, duke u përqendruar në disa pista kryesore, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.

Makina e djegur u gjet pas mesditës së premtes në Zall Herr, ndërkohë që viktima, Lulzim Visha, banues në Kamëz, u gjet pa jetë brenda automjetit të një kompanie private në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner, rreth orës 7:40 të mëngjesit të së premtes. Burime nga hetimi bëjnë të ditur se ngjarja mund të ketë lidhje me hasmëri të hershme, pasi para disa vitesh, vëllai i viktimës, Besnik Visha, ka vrarë një person në vitin 1997 pranë Universitetit Bujqësor.

Një tjetër pistë e hetimit lidhet me një konflikt që viktima dhe vëllai i tij dyshohet se kanë pasur kohët e fundit me disa persona në zonën e Zall Mnerit. Lulzim Visha, i cili punonte si postier, u gjet i vrarë nga një banor i zonës, i cili njoftoi policinë për ngjarjen. Hetimet për vrasjen po vazhdojnë intensivisht. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...