Në PS ka shpërthyer luftë çakenjsh! Veliaj bleu kallp-biletë 150 mijë euro për në SHBA nga një tradhtar grek, deklaroi këtë mbrëmje në një takim me strukturat e Tiranës, kreu i PD, Sali Berisha.
ARGUMENTAT/ Në kampin tjetër ka shpërthyer një luftë çakenjsh e egër brenda llojit, që nuk respekton më asnjë parim, asnjë princip, asnjë rregull përveç nxjerrjen e syve njëri-tjetrit, padive dhe me radhë.
I plagosur për vdekje politikisht, numri 2 i kësaj partie, sillet si kufomë politikë në Europë dhe SHBA, hapi fjalë dhe jo vetëm hapi fjalë ç’është e vërtetë, por u morën edhe bileta 150 mijë euro, por përfundoi diku, në asnjë nga këto ballot kryesore, përfundoi në një festë me ndihmën e personit të vetëm që njoh unë dhe që është tradhtar i kombit grek dhe kombit shqiptar dhe që quhet Vangjel Tavo.
Pasi biletat i dolën kallp, sepse ato kishin çmimin e tyre që duhej paguar, por edhe protokollin për të përfituar prej tyre, pastaj përfundoi aty ku arriti, jashtë të gjitha ceremonive zyrtare, me mbështetjen e njeriut që në 34 vite që është dyfish tradhtar i kombit grek dhe kombit shqiptar dhe quhet Vangjel Tavo.
E pamëshirë ndaj tij, e ndoqi si hije e zezë Lubia, për t’ia prerë rrugën në çdo hap të tij. Kjo është e vërteta.
Beteja midis tyre është një betejë kafkiane, nuk ngurruan të dalin me rivalitet edhe para nderimit të të vdekurve të 21 Janarit, çka habitën të madh dhe të vogël, demokrat e socialist, familjar dhe jofamiljar.
Kanë humbur arsyen, janë shkëputur totalisht nga realiteti dhe jetojnë vetëm në kullën e tyre.
Edi Rama është i tmerruar. Ai mendon se e mbylli me firmën e dy mercenarëve në Skap aferën Xibraka të Olsi Ramës. Mendon se e mbylli.
Në fakt ajo është aferë e pambyllshme. Të firmosë i gjithë Skrapi i partisë, por ajo me u mbyll, nuk mbyllet dot, sepse është vetë Olsi Rama që ka akuzuar veten e tij, duke deklaruar me zë dhe figurë se atë makinë, makinën e bosëve të drogës e ka përdorur vetëm njëherë, në një kohë kur unë kam paraqitur dokumentet, të paktën 5 herë ka kaluar kufirin me atë makinë.
Dhe përveç Gentian Xhixhës dhe Gentian Gjonajt, i cili ishte kryetari, se Xibraka është e tëra Hakmarrja për Drejtësi, askush tjetër nuk e ka përdorur më shpesh se Olsi makinën. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












