Berisha: Qindra mijëra tituj për Parashqevi Simakun, por asnjë titull për 600 simotra të saj

Shares

Qindra mijëra tituj për Parashqevi Simakun, por asnjë titull për 600 simotra të saj që vdiqën sepse nuk punonin aparaturat e kancerit të gjirit, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha në një tryezë për të drejtat e njeriut organizuar nga Fondacioni për Liri e Demokraci dhe Instituti Konservator Shqiptar.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Cilido që ka lexuar romanet e Garsia Markezit, e ftoj të bëjë krahasimin të atyre që ka lexuar atëherë me Shqipërinë e këtyre ditëve, në një episodi fatkeq të një njeriu fatkeq.
Se si ato shoqëri, pse e them këtë, se ai përshkruan diktaturat e bandave, diktatura të drogës janë ato të Markezit, se si ngjasojmë ne me shoqërinë e përshkruar nga Garsia Markez.
Ndodhi një rast dhe ka një javë që qindra mijëra tituj, Eureka-Eureka-Eureka, për një njeri që ka qenë këngëtare e shquar, por njeri fatkeq.
Ndërkohë 600 simotra të saj janë përcjellë në atë botë sepse aparaturat nuk punonin për të mjekuar kancerin e gjirit. Liheshin pa mjekim.
Keni parë tituj për këto? Një gazetar lufton heroikisht dhe përpiqet që të na e bëjë të dishëm këtë, por është diktaturë sepse mediat qeveritare e kanë shumë të vështirë të flasin një fjalë.
Është diktaturë dhe respektoj edhe ata që thonë se është oligarki, e vërteta është se këtu, sukses kanë vetëm bizneset që janë të qeveritarëve ose që ndajnë pasurinë me qeveritarët.
Mirëpo është diktaturë me dy fatkeqësi, fatkeqësia e madhe janë gjithë pasojat e saj.
Fatkeqësia e dytë është sepse kjo diktaturë në mënyrë ose një tjetër, injorohet.
Analistë, gazetarë, publicistë, intelektualë, po të marrësh dhe t’i dëgjosh, janë një grup fare i vogël ata të cilët flasin për diktaturë.
Po t’i ndjekësh, janë 3-4, mund të bëhen dhjetë, që flasin për farsë elektorale, se që të gjithë flasin për zgjedhje.
Pra, ka këtë problem madhor. Kohë shumë e vështirë, të jemi realistë, për të drejtat e njeriut sot. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...