LEZHË/ Kështu u tha truri, morën makinën nëpër lagje duke qëlluar me pistoletë sportive

Shares

Qëlluan në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër, duke terrorizuar banorët në një lagje të Lezhës, policia prangosi dy persona dhe nisi procedimin e një tjetri në gjendje të lirë.

“Policia u informua se në lagjen “Skënderbeg” kishte të shtëna me armë zjarri, shkuan menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.

Nga verifikimet e shpejta dhe bashkëpunimi me qytetarët, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. B., 32 vjeç, dhe P. N., 24 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg,” për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike.”

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e automjetit, shtetasin E. G., 28 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg.”

Dy shtetasit e arrestuar dyshohen se kishin marrë automjetin e shtetasit E. G. dhe prej automjetit kanë qëlluar në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër, duke prishur qetësinë publike dhe terrorizuar banorët”, njoftoi policia e Lezhës.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 gëzhoja të gjetura në vendngjarje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...