Vrasje në azilin privat të pleqve në Tiranë, policia jep detajet

Shares

Një person humbi jetën sot në një azil privat për të moshuar pasi u qëllua nga shoku i dhomës.

Zyhdi Shehu, autori i dyshuar i vrasjes në azilin për të moshuar në kryeqytet, ka qenë historian dhe “Qytetar Nderi” i Kavajës.

Por pas problemeve me sklerozën, ai para 1 viti është dërguar në azilin e pleqve. Mësohet se ai ka qëlluar disa herë me shkop shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho, duke i shkaktuar atij vdekjen, pas sherrit për krevatin.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, njoftoi policia e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...