Në Tropojë nxiren armët, qëllohet në Fierzë

Shares

Nxiren armët në Tropojë. Dikush ka qëlluar me armë në drejtim të një pike karburanti në Fierzë dhe ambienteve ndihmëse që janë në pronësi të 43-vjeçarit, me inicialet Sh. D.

“Në Fierzë, në drejtim të pikës së karburanit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të shtetasit Sh. D., 43 vjeç, banues në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia e Tropojës.

Ndërkohë, Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...