Ilustrimet e librit “Diellit lind në Spaç” në Festivalin Ballkanik të Novelave grafike

Shares

Ilustrimet e librit për fëmijë  “Dielli lind në Spaç” u paraqitën së fundmi në Ekspozitën Ballkanike të Novelave Grafike, në seksionin “Balkans’ Best”, mbajtur në Leskovac, Serbi.

Në këtë festival morën pjesë artistë nga 83 vende të botës mes tyre edhe 11 artistë shqiptarë të grafikës.

“Ky festival synon  ndërtimin e urave ndërmjet kombeve dhe skenave kulturore, dhe në dritën e ngjarjeve aktuale. E kaluara totalitare është një histori e përbashkët politike e këtij rajoni ndaj isha e nderuar që mora pjesë në të me historinë e revoltës së burgosurve politikë të Spaçit, në maj te vitit 1973, në kulmin e ashpërsisë së regjimit komunist.”-  tha Anila Zajmi Katanolli, artiste mirënjohur e artit vizual.

Anila i është bashkuar stafit të Autoritetit për të dhënë jetë ideve dhe projekteve për ndërtimin e memorialeve të kujtesës që përcjellin histori të së shkuarës sonë  komuniste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...