Shtyhet seanca paraprake në GJKKO për Arben Ahmetajn

Shares

Është shtyrë sot seanca paraprake për ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me dosjen “Buka” që do mbahej në GJKKO.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorët, ndërsa është caktuar data 16 shkurt për gjyqin e radhës.

Në seancën e 18 janarit, avokatët e Ahmetajt kërkuan që kërkesa për gjykim të konsiderohet e pavlefshme të kthehen aktet për hetim nga SPAK.

SPAK dyshon se Ahmetaj në postin e ministrit të Financave ka shpërdoruar detyrën duke kryer parregullsi në këtë proces dhe duka ia shitur fabrikën një biznesmeni, edhe pse shteti shqiptar ia kishte njohur më parë truallin ish-pronarëve.

Ahmetaj është shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorëve, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...