Berisha në Tropojë: Do bëjmë autostradën bregut të Drinit

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot nga Tropoja se do bëjë autostradën e Bregut të Drinit, hekurudhën me Kosovën dhe do vendosim dyshtetësinë.

Pjesë nga fjalimi:

Këto tetë vite kanë qenë vitet e diskriminimit ekstrem për veriun.
Mendoni pak, çfarë është investuar në Tropojë? E ka futur 6 miliardë në deficit Rexh Byberi.

Diskriminimi merr fund, projektet e mëdha të nisura, do kompletohen.
Autostrada e Bregut të Drinit do jetë autostrada e alpeve, do jetë një nga projektet më kryesore.
Projekti është gati. Ajo del rruga më panoramike jo vetëm e Shqipërisë, por e gjithë Ballkanit, një nga rrugët më panoramike të gjithë Europës.
Do jetë përparësi e parë.

Lidhja e Shqipërisë me Kosovën me hekurudhën do jetë projekti i dytë i katërvjeçarit të parë të PD-së në pushtet.
Së fundmi, sapo të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, Shqipëria do firmosë marrëveshje me Kosovën për vendosjen e dyshtetësisë.
Të gjithë shqiptarët do kenë të drejtë të mbajnë shtetësinë e Kosovës ose Shqipërisë, njërën ose tjetrën ose të dyja bashkë.

Ai kufi mbetet si një relike e padrejtësisë që është bërë ndaj shqiptarëve.
Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ndjehen një komb, një qëndrim, një të ardhme.
Ja pse zgjedhjet e 14 majit, ja pse vota për Besnik Dushën është votë e misionit tonë, është zgjedhje e jetës sonë, me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Tropojës dhe Shqipërisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...