Padia e Erion Veliaj për Bledian Kokën, reagon gazetari: I dërgova pyetjet edhe Veliajt, fill më pas nxori ‘zëdhënësin’

Shares

Gazetari Bledian Koka ka publikuar tri ditë më parë një intervistë me një ndër ish aksionerët italianë që solli në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Tirabës, Erion Veliaj një incenerator të ndryshkuar nga Rumania, refuzuar më herët edhe nga Zimbabve.

Veliaj lajmëroi sot se do e hedhë në gjyq gazetarin duke shënuar kështu rastin e parë në botë që hidhet në gjyq një gazetar pse bën intervistë me një tjetër, që nuk është ai që e hedh në gjyq.

Ndërkaq Koka i ka nisur pyetjet edhe Veliajt por ky i fundit refuzon intervistën.

Postimi i Kokës: Faleminderit per Medaljen e Nderit!

Sot Erion Veliaj me paska bere nje padi penale mua dhe Syri TV (megjithese ne injorancen totale e portalin Syri.net e quajne televizion 😝) pas publikimit te nje deshmie me ze e me figure te nje shtetasi italian qe ka hedhur drite per skandalin e gjithepranuar te Inceneratoreve. Vleresimi me i madh qe mund ti behet nje gazetari eshte te paditet nga nje politikan, keshtuqe nder me te madh Erion Veliaj s’mund te me bente! Nga ana tjeter, padia e ores 12.30 nga selia e PS-se vjen fiks 2 ore pasi ne posten elektronike te Veliajt kam derguar keto pyetje pas deklaratave publike te shtetasit italiana Gabriele Tarroni Longinotti, një biznesmen ish-ortak i Alberto Presezzit, person kyç në sjelljen në Shqipëri e të paktën njërit nga inceneratorët!
p.s…sot per mua dhe Syri TV e Syri.net eshte nje dite fantastike, me besoni 😉

Pyetjet e Kokës për Velinë:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...