Deputeti që mbështet Alibeaj: Kandidati ynë më Tiranë duhet të japë dorëheqjen

Shares

Deputeti i PD që mbështet Alobeajn, Dashnor Sula tha një natë më parë se Roland Bejko, kandidat i zgjedhur nga PD e drejtuar nga Alibeaj për Tiranën, duhet të tërhiqet.

“Djem si Rolandi dhe Belindi janë demokratë. Lufta mes vetes është shkatërrimtare. Duhet të linim mosmarrëvshjet pas 14 majit. Të gjithë palët duhet të reflektojnë. Si Këlliçi dhe Bejko nuk fitojnë nëse garojnë të dy. Është e rëndë. Me një mendje të ftohtë ditët në vazhdim do të duhet që palët të reflektojnë dhe të gjendet zgjidhja”, tha Sula.

I pyetur nga Beti Njuma në emisionin “Ora e Betit” nëse Roland Bejko duhet të dorëhiqet, Sula shtoi “Padiskutim, gjërat janë të vështira.”

“Kam qenë i qartë prej kohësh, e kam paralajmëruar. Nuk më surprizon diçka e tillë. Në mbledhjen e grupit i paralajmërova dhe i kërkova një gjë të tillë. Këtu faji është i të gjithëve. Është çmenduri. Një palë të ndarë në dy pjesë, një PD është. Unë ka dalë i pari që kam thënë mbështes kandidatët e primareve. Votohet për djemtë demokratë, vëllezërit tanë”, vijoi deputeti demokrat. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...