Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla falsifikoi sot votimet në Parlament.
Deputetja e PD, Ina Zhupa tha se në Parlament ishin vetëm 66 deputetë ndërsa Linda e Parlamentit i numëronte si 73.
”Nga 66 deputet prezent nga mazhoranca u prodhuan 73 vota pro projektligjeve!
Siç shihet votojnë për kolegun, duke konsumuar haptazi shkelje të ligjit, duke falsifikuar rezultatin dhe duke kthyer vendimarrjen në ilegjitime.
Urdhëri për të mbyllur me shpejtësi kuvendin ku kërkohej nga opozita mocion me debat me Edi Ramen i vuri në pozitat e ushtareve të paligjshëm”, shkruan Zhupa. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












