Gjykata Speciale vendosi sot të dënojë me 6 muaj burg dhe 6 muaj punë me interes publik për kryetarin e bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
SPAK kerkon 1 vit denim per fslsifikim formulari të dekrimknalizimit ndërsa sot ëshzë mbrojtia dhe vendimi i GJKKO. a.b
VENDIMI:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Qerim Ismailaj përkryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 6 (gjashtë) muaj burgim.
2.Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljene dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehuritQerim Ismailaj me 4 (katër) muaj burgim.
3. Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin QerimIsmailaj dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interespublik, pa shpërblim, për një kohë prej 40 (dyzet) orësh, e cilado të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht qëgjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.
4. Kundër vendimit, lejohet ankim nga palët, brenda 15 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
U shpall në Tiranë, sot me datë 02.02.2023
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












