Momenti i grabitjes. Vodhi me pistoletë lodër dy markete, tronditi shitëset. Ja sa para mori

Shares

Përdorte pistoletë lodër dhe armë të ftohta, për të vjedhur me dhunë në subjekte të ndryshme, vihet në pranga 28-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen një pistoletë lodër dhe një armë e ftohtë (thikë).

Personi i arrestuar ëshzë Sh. Z., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ai ka vjedhur me dhunë, duke përdorur një pistoletë lodër, në dy subjekte të ndryshme, konkretisht:

Më datë 17 korrik në një dyqan, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 45.000 lekë;

Më datë 18 korrik, në një supermarket, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 56.000 lekë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë lodër dhe një thikë, të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet, si dhe një sasi parash.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...