Aksident me 3 makina në Fushë Krujë, si ndodhën plagosjet

Shares

Në aksin rrugor Ura Gjoles-Fushë Krujë, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin G. X., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K. Një familjar i njërit prej mjeteve të aksidentuar ka tentuar të afrohet në vendngjarje dhe është askidentuar nga një tjetër mjet me drejtues shtetasin Gj. U.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar këmbësori shtetasi R. Z., dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...