Pollo: Kuvendi të marrë në konsideratë Këshillin Ndërfetar për ‘kodin e familjes’

Shares

Ish ministri i Arsimit, Genc Pollo ka kërkuar sot që Kuvendi të konsiderojë propozimet e Këshillit Ndërfetar në lidhje me disa ndryshime ligjore që kanë të bëjnë me birësimin.

”Propozimet e Këshillit Ndërfetar janë me vend e me bazë; ato duhen përkrahur nga PD e nga të tërë deputetët në Kuvend.

Birësimi nuk është akt administrativ! Birësimi ka në thelb dinjitetin, shëndetin e mbarëvajtjen e fëmijës. P/ligji i qeverisë nuk i konsideronte këto tre parime.

Edhe për pyetësorin skandaloz me Prindi 1 e 2 Qeveria/Bashkia hodhi gurin e fshehu dorën. Prandaj nuk e kundërshtoi në parim abrogimin e konceptit Nënë/Baba”, shkruan Pollo në rrjetet sociale.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka depozituar në Kuvend disa propozime në lidhje me ndryshimet në Kodin e Familjes për nenet 241, 242.

Propozimet e KNFSH-së për nenin 241 janë që të rritet mosha e birësuesit, bazuar në Kodin Civil Italian, KNFSH-ja propozon që mosha aktuale që është 21 vjeç të rritet dhe të jetë 35 vjeç e sipër, vetëm në raste të rralla të jetë 30 vjeç e sipër.

Ndërsa për nenin 242, propozimi i KNFSH-së është që i mituri mund të birësohet nga një person i vetëm ose nga persona që janë bashkëshortë ose bashkëjetues vetëm kur provohet se ai apo ata janë të lidhur në martesë apo bashkëjetesë sipas përcaktimeve të neneve 7 dhe 163 të këtij Kodi, dhe që kanë bashkëjetuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme për të paktën 3 vjet. m.k

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...