Një person u arrestua në Valbonë sot pasi u gjet duke ndertuar pa leje. Valbona është zonë e mbrojtur përjashto rastet kur ndërtohen hidrocentrale.
Detajet e policisë
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato të mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin R. H., banues në Valbonë.
Ky shtetas po ndërtonte një objekt pa leje, në fshatin Valbonë, e cila është zonë e mbrojtur.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












