Deputeti i PD-së Flamur Noka tha sot se Lulzim Basha është shndërruar në një ministër të qeverisë së Edi Ramës, që ka si qëllim që të zhbëjë të gjitha kauzat e opozitës ndërsa në vijim ai tha se firmat për Kuvendin janë dorëzuar në PD dhe se shprehin vullnetin e shumicës së demokratëve.
“Nuk ka shqiptar dhe demokrat që nuk e di sot se kush i dogji dhe i shkatërroi të gjitha kauzat e PD, dhe për interesa e arsye të kujt i dogji. Zoti Basha është një peng kryetar, qeveria ka një ministër të shuarjes së opozitës që quhet Lulzim Basha. Është një pakicë, demokratët kanë shprehur vullnetin e tyre përmes shumicës absolute të delegatëve të Kuvendit.
Sot janë mbledhur edhe 150 firma të tjera, është një vullnet absolut i demokratëve kundër pengut. Asgjë nuk e ndal vullnetin e demokratëve.
Duhet të keni parasysh dy gjëra, e para zoti Basha është palë, dhe nuk është ai që mund ta shohë, sekretari i tij është palë, Kuvendi ka të drejtë statutore që të vetëmblidhet, pakica duhet ti nënshtrohet vullnetit të shumicës. Ne i depozituam te i vetmi institucion legjitim që është Këshilli Kombëtar”, u shpreh Noka.
Ndërsa ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri i është kundërpërgjigjur akuzave të Gazment Bardhi i cili një ditë më parë vendosi në dyshim vërtetësinë e numrit të firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në PD.
“Shumica absolute e anëtarëve kanë firmosur për të mbledhur kuvendin më 11 dhjetori. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë që drejton PD, verifikon të gjitha rastte në cdo kund në botë vetë Kuvendi miraton në asnjë rast edhe nëse nuk vetmblidhet kuvendii nuk verifikohet nga askush tjetër, verifikohet përmesi kosmionit të verifikimit. Numri i firmave që janë mbledhur nga fimrat , a ishte ky detyrim statusor e kemi bërë për transparencë .
Edhe sikur në zyrat e kësaj partie të kishin shkuar firmat, verifikimi e bën kuvendi e ngre komisionin për verifikimin e mandateve. Verifikimi në cilindo zyrë të ishin cuar, edhe në zyrën e Bashës të kishin shkuar. E bën kuvendi përmes komisionin e verifikimit të mandateve. Komisioni i verifikimit të mandateve është ai që ka kompetencë për të verifikuar firmat.
Këshilli Kombëtar , cilido që ka dëshirë që të shikojë mund të shkojë ti shikojë tek zyra e kryetarit të këshillit kombëtar , Edi Palokës. E ka 20 hapa më larg zyrën e palokës që të shikojë firmat, verifikimi i bën vetëm komisionit i verifikimit. Cdo interpretim tjetër që i bëhjet statutit tkjetër është efekti i panikut dhe turpshme për retorika të patolerusheme brenda PD, ata që mendojnë për të pavërtetët e PD të marrin guxinim të shkojhnë tek zyrtar e këshillit kombëtar të PD. Puç është ai që nuk respekton regullat e partisë. Të lexosh pikat e statutit të PD që e ka miratuar vetë zoti Basha”, ka theksuar Strazimiri. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












