Salianji, argument kundër mbledhje së Kuvendit, Bumçi publikon shifrat befasuese, Ristani, kuvendi...

Salianji, argument kundër mbledhje së Kuvendit, Bumçi publikon shifrat befasuese, Ristani, kuvendi mblidhet dhe mund të marrë çdo vendim

111
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nuk mund të mblidhet pa një kërkesë statuore.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Salianji tha se pavarësisht numrit të firmave nuk mund të mblidhet Kuvendi Kombëtar, për një kërkesë që statuti i partisë nuk e shqyrton.

“Pavarësisht numrit të firmave nuk mund të mblidhet Kuvendi Kombëtar, për një kërkesë që statuti i partisë nuk e shqyrton. Nuk mblidhet. Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nuk mund të mblidhet pa një kërkesë statuore,”- tha Salianji.

Ndërsa i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi ka deklaruar se rreth 60 deri në 70% të demokratëve të Tiranës kanë firmosur formularin e shpërndarë nga ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

 Por ndërkohë i ftuar në “Opinion”, Bumçi tha se mes tyre ka figura të njohura që kanë katër apo tetë vite në detyrë.

“Në tre degë jemi 50%. Në të gjitha degat e tjera shkojmë nga 60-70%. Kjo është ë barabartë me më shumë se një mijë persona. Do të dorëzohen zyrtarisht. Unë po jap informacionet konkrete. Këta janë të dhënat. Kush janë këta që kanë firmosur? Kryetarë seksionesh, kryetarë grupseksionesh, dega 1, dega 2, dega 3. Figura të njohura që kanë katër apo tetë vite në detyrë. Duke llogaritur qytetet e tjera variojnë edhe deri në 90%,”- tha Bumçi.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka sqaruar dy mënyrat se si mund të arrihet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në një lidhje telefonike në “Çim Peka Live”, Ristani tha se ekziston thirrja nga Këshilli Kombëtar i PD-së, por edhe vetëmbledhja.

Sipas Ristanit, nëse një e katërta e demokratëve firmos, Kuvendi mblidhet dhe madje ka kompetenca për të shkrirë partinë.

“Kuvendi ka dy mënyra për tu mbledhura. Një mënyrë është ajo ep rocedurës kur e thërret Këshilli Kombëtar, mënyra tjetër është vetëmbledhja. Kjo bëhet kur e kërkon një e katërta e përbërjes së Kuvendit. Kur kjo një e katërta e kërkon dhe mblidhet nuk ka asnjë gjë që e kundërshton. Kështu, nëse mblidhet ka kompetencë të bëjë dhe të marrë çdo vendim që e konsideron të arsyeshëm. Nuk ka asnjë teknikalitet që e kundërshton. Kuvendi ka kompetenca edhe për shkrirjen e Partisë,”- tha Ristani.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY