Lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit në rang zv/drejtorësh e shefa...

Lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit në rang zv/drejtorësh e shefa krimesh

144
0
Shares

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka firmosur ndryshime të tjera në radhët e policisë në nivel zv.drejtorash dhe shefa krimesh në Drejtorinë e Policisë së qytetit të Korçës.

Këto ndryshime vijnë vetëm disa ditë pas atyre të javës së kaluar ku në 12 drejtori vendore, përfshirë ato të kufirit dhe migracionit u emëruan drejtues të rinj.

Lëvizjet e sotme do të prekin dhe drejtoritë e tjera te Policisë në vend, raporton newsbomb.

Këto vendime të marra priten që të bëhen me dije për publikun në orën 13:00 të ditës së sotme ku kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, do të dalë në një deklaratë për mediat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY