Takimi i Ramës me Presidentin egjiptian Sisi, mediat e vendit e përshkruajnë...

Takimi i Ramës me Presidentin egjiptian Sisi, mediat e vendit e përshkruajnë Ramën të mahnitur nga Presidenti i tyre

151
0
Shares

Mediat egjiptiane kanë përshkruar takimin që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi të shtunën me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.

Rama sipas mediave ishte mjaft i tërhequr nga modeli i zhvillimit të Egjiptit sidomos gjatë periudhës pas ardhjes në krye të shtetit të ish gjeneralit Sisi.

Zëdhënësi i presidencës egjiptiane Bassam Rady tha se Presidenti Sisi i uroi mirëseardhjen kryeministrit shqiptar dhe shprehu krenarinë e vendit të tij për miqësinë dhe lidhjet historike mes dy kombeve.

Egjipti kërkon të zgjerojë bashkëpunimin e tij me Shqipërinë në fusha të ndryshme”, shtoi ai. Mësohet se presidenti Sisi e përgëzoi Shqipërinë për marrjen e një vendi jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2022 deri në vitin 2023 dhe vlerësoi se si të dyja vendet janë të harmonizuara në vizionet e tyre për shumicën e çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe koordinimin pozitiv në forume të ndryshme ndërkombëtare.

Sisi diskutoi rëndësinë e konsultimeve të rregullta politike me Shqipërinë gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Kryeministri shqiptar shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për Presidentin Sisi, duke theksuar forcën e lidhjeve historike midis dy vendeve mike. Ai shprehu aspiratën e vendit të tij për të avancuar bashkëpunimin dypalësh me Egjiptin në të gjitha fushat, veçanërisht në dritën e përpjekjeve të palodhura të Egjiptit për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si dhe rolin kryesor që Egjipti luan në nivelin rajonal në Lindjen e Mesme dhe Detin Mesdhe. Kryeministri shqiptar tha se dëshiron të ndjekë përpjekjet e paprecedentë të zhvillimit që Egjipti po përjeton nën udhëheqjen e Presidentit Sisi në vitet e fundit, dhe interesin e vendit të tij për të përfituar nga përvojat frymëzuese egjiptiane dhe për t’i zbatuar ato në Shqipëri”, shkruan media “Egypt Indipendent”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY