Gjendet biznesmeni italian Pecorelli. Dyshohej se u vra në Pukë në janar...

Gjendet biznesmeni italian Pecorelli. Dyshohej se u vra në Pukë në janar të këtij viti

136
0
Shares

Merr fund misteri mbi fatin e biznesmenit italian Davide Pecorelli, makina e të cilit u gjet e djegur në Pukë.

Mediat italiane raportojnë se pas 8 muajsh kërkime babai i katër fëmijëve është gjetur i gjallë në një anije në brigjet e qytetit të Livornons në Itali.

Mësohet se sipërmarrësi i zhdukur në muajin janar në Shqipëri ka komunikuar në telefon me ish-bashkëshorten e tij.

Ndërkaq, i ati është shprehur për mediat italiane se më në fund “do ta përqafojë”, si dhe “do t’i tërheqë veshin” për sjelljen e tij.

Shpresoja, edhe pse kishte kaluar shumë kohë. Ajo (ish-bashkëshortja) më tha se kishte folur me Daviden tim dhe është mirë. Tani mezi pres ta rishoh dhe kështu do të më rrëfejë çfarë ka ndodhur në ato anë…“, shprehet babai i biznesmenit.

Mësohet se Davide Peccorelli do të paraqitet për të dëshmuar në Prokurorinë e Peruxhias. Duket si historia e një libri me komplote por në fakt është jeta reale e një biznesmeni 45-vjeçar, shkruajnë mediat italiane.

Mbi sipërmarrësin italian nuk kishte asnjë lajm që nga fillimi i janarit të këtij viti, kur ai shkoi për biznes në Shqipëri. Makina që ai mori me qira në aeroportin e Tiranës, një “Skoda Fabia’, u gjet e shkrumbuar natën e 7 janarit, pranë Pukës. Në automjet u gjetën edhe disa eshtra, por pas ekzaminimeve nuk dolën rezultate për zbardhjen e ngjarjes. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY