FOTO/ Qeveria Rama betohet para Presidentit që kanë shkarkuar. Ata betohen në...

FOTO/ Qeveria Rama betohet para Presidentit që kanë shkarkuar. Ata betohen në nder, por a është shkelje nderi ky lloj betimi

155
0
Shares

Qeveria Rama 3 është betuar sot para Presidentit që është shkarkuar prej tyre në qershorin e këtij viti.

Pavarësisht se Presidenti quhet i shkarkuar vetëm pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, pothuaj të gjithë ministrat kanë votuar për shkarkimin e tij.

Presidenca ka publikuar pamjet e ceremonisë së betimit të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të kabinetit “Rama 3” para kreut të shtetit Ilir Meta.

Ceremonia ka zgjatur vetëm 15 minuta dhe ministrat e rinj kanë vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, duke u betuar se do të zbatojnë me përpikmëri librin themeltar të shtetit.

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave u betuan se: Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”

Gjatë kësaj ceremonie solemne ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Lindita Nikolla dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit të Republikës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY