Qeveria britanike lehtëson hyrjen në vend nga personat e vaksinuar

Qeveria britanike lehtëson hyrjen në vend nga personat e vaksinuar

37
0
Shares

Britania parashikon lehtësime të kushteve të hyrjes në vend për udhëtarët e vaksinuar.

“Nga 4 tetori, udhëtarët e vaksinuar që hyjnë në Angli nuk do të kenë më nevojë të testohen para se të largohen nga një vend që nuk është në listën e kuqe”, shkroi në Twitter ministri i Transportit, Grant Shapps.

“Pastaj, në fund të tetorit, testi PCR i kërkuar në ditën e dytë pas mbërritjes në tokën angleze do të zëvendësohet me një test antigjeni”, shtoi ai.

Udhëtarët, të cilët rezultojnë pozitivë do të duhet të izolohen dhe më pas të kryejnë një test konfirmues PCR, pa asnjë kosto shtesë, që do të analizohet për të identifikuar variantet e reja.

Gjithashtu, nga 4 tetori, qeveria britanike do të njohë vaksinimin e 17 vendeve dhe territoreve shtesë, përfshirë Japoninë dhe Singaporin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY