Çifte pa leje dhe kanabis të bërë cigare, biznes familjar

Çifte pa leje dhe kanabis të bërë cigare, biznes familjar

112
0
Shares

Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu pa leje në Fier ndërsa bie në pranga një person, shpallet në kërkim një tjetër.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një hetimi disa mujor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. H., 60 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi Sh. H., 29 vjeç, banues në Gorishovë, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2.2 Kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e përgatitur gati për shitje, një peshore elektronike dhe një armë gjahu pa leje”, njofton policia e Fierit.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY