SPAK, ekspert për vlerësimin e pasurisë së disa gjyqtarëve

SPAK, ekspert për vlerësimin e pasurisë së disa gjyqtarëve

63
0
Shares

SPAK do ti drejtohet me kërkesë gjykatës antikorrupsion për sekuestrimin e pasurive të disa ish gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë  dhe gjykatave të tjera pasi një ekspert i caktiar nga prokuroria do të vlerësojë pasuritë e tyre.

“Pesë nga këta gjyqtarë i përkasin Gjykatës së Lartë prej të cilës u larguan nëpërmjet verdikteve të vettingut. Në krye të listës qëndron Artan Zeneli ish gjyqtarë i lartë i shkarkuar nga detyra në 2018 për problem me pasuritë të cilat ai nuk i justifikoi dot para KPK, por për të cilat ja hodhi fajin harresës njerëzore”, raporton top channel.

Apartamentet e shumta, toka e privatizuar dhe shitja e një trualli në Velipojë po kontrollohen nga SPAK, ndërsa SPAK bën me dije se ka administruar edhe deklaratat e Artan Zenelit pranë ILDKPI.

Më herët SPAK urdhëroi sekuestrim të pasurive të tre ish gjyqtarëve të rëndësishëm, një kërkesë e cila u pranua pa asnjë diskutim nga Gjykata. Artan Zeneli para se të ishte gjyqtar punoi për disa vite si avokat e top channel ku edhe nisi suksesi i tij në karrierën e sistemit të drejtësisë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY